HomeShoqëri

Lista e bizneseve përfituese në bizneset ekzistuese dhe ato fillestare

Komisioni për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e projekteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrësisë ka shpallur Vendimin për n

Shtyhen zgjedhjet në KF “ Tërnoci “, Kuvendi i ri zgjidhet më 30 gusht
Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë, takojnë Pajazitin dhe Sinanin
Aksident në afërsi të „ Pesë yjeve „

Komisioni për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e projekteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrësisë ka shpallur Vendimin për ndarje të mjeteve për subvencionimin e projekteve të shoqërive ekonomike të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësve të cilët kanë tendenca për rritje dhe bashkëfinancimin e bizneseve fillestare në vitin 2021 në komunën e Bujanocit.

Nga ky konkurs kanë përfituar gjithsej 80 aplikues, 40 prej tyre janë ndërmarrje ekzistuese, kurse 40 të tjerë janë aplikues për Start-Up biznese.

Kundër këtij vendimi është e lejuar ankesa në Këshillin Komunal në afat prej 8 ditëve nga dita e shpalljes së këtij vendimi.

Në vegëzën e mëposhtme mund të gjeni listën e bizneseve përfituese dhe atyre që janë refuzuar:

Shpallet vendimi për ndarjen e subvencioneve për ndërmarrjet ekonomike dhe Start Up bizneset

 

COMMENTS