Mësuesja e artit figurativ,   Leoneta Abdyli,  mujave të fundit po ngjallë  emocione aktrative tek fëmijët me hapjen e ateles së saj në Bujanoc.

Tashmë ajo ka hapur dhe kursin e artit figurativ me anë të së cilit ka ngjallur interesim tek prindërit por dhe fëmijët të cilët janë të dhënë pas artit.

Ndërkaq mësueseja Leoneta së fundmi  ka zhvilluar një orë jashtë ateles, në parkun e qytetit të Bujanocit.

Me këtë rast ajo ngjalli  tek fëmijët  shijen për artet pamore, në ambientin e hapur me plot gjelbërim e bukuri natyrore.

Kjo orë e kursit atraktiv me nxënësit, të cilët vizatonin mrekullitë e këtij parku, ka krijuar edhe një përshtypje të mirë tek kalimtarët, të cilët me kënaqësi shikonin nxënësit duke vizatuar dhe arsimtaren, duke zhvilluar orën e kursit të artit figurativ.

Abdyli ka thënë   se aktivitete të tilla do të ketë edhe në ditët, e javët në vazhdim, sepse sipas saj nxënësit kanë nevojë më tepër për orë të tilla atraktive.