HomeAktuale

Mustafa përkujton 20 vjetorin e “Marrëveshjes së Konçulit”

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Demilitarizi

KKSH po përgatit konkursin për arsim
Arifi takon komunitetin artistik
Arifi: Presim diçka ndryshe nga jeta kulturore

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Demilitarizim të 20 vjetëve më parë në Konçul të Bujanocit.

Mustafa është shprehur se sot e dy dekada kjo Marrëveshje mbetet pikë reference për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Megjithatë, siç thotë Mustafa, në vend të avansimit, Serbia po degradon gjendjen e tyre në të gjitha aspektet.

Postimi i kryetarit Mustafa:

DY DEKADA NGA MARRËVESHJA E KONÇULIT / DEKLARATA E DEMILITARIZIMIT

Sot dy dekada në Konçul ishin mbledhur prijësit e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Në shtëpinë në të cilën ishte vendosur shtabi përgjithshëm: Shefket Jonuzi, Ridvan Qazimi, Muhamet Xhemaijli, Mustafë Shaqiri, Sami Azemi mirëprisnin delegacionin ndërkombëtar I përberë nga z. Pieter Feith-UN, z. Shaën Sullivan – NATO dhe z. Ëayne Porter – EUMM.

Feith prezanton marrëveshjen edhe pse dukej se është sqaruar çdo gjë në një proces të ngarkuar negocimi. U nënshkrua nga komandantët e zonave dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Marrëveshje hapi rrugë paqes. Besuan demokracinë nën garancitë ndërkombëtare. Të paktën kështu besohej deri sa tri ditë më vonë bie dëshmorë njëri nga nënshkruesit.

Megjithatë nënshkruesit ndërkombëtar garantuan që përmes demokratizimit të Serbisë, shqiptarët do të realizonin të drejtat individuale e kolektive në përputhje me ambiciet politike.

Serbia përmes centralizimit të institucioneve është duke bërë deintegrimin institucional e social.

Kërkojmë gjithëpërfshirje për barazi. Barazi për zgjidhje. Zgjidhje për paqe. Paqe për gjithëpërfshirje.

Edhe sot pas dy dekada kjo marrëveshje mbetet referencë për angazhim e veprim politik të shqiptarëve të Luginës.

 

COMMENTS