HomeNë fokus

Dhoma Britanike e Tregtisë e hapur për Bujanocin dhe Luginën

Kryetari i KK të Bujanocit, Enver Ramadani dhe ai i KKSH-së, Ragmi Mustafa, janë takuar në Tiranë me kryetarin e Dhomës Briranike të Tregtisë, Zen

Fjala e redaktorit: Ngecjet e KKSH-së në raport me mediat dhe gazetarët
Reagime në Luginë pas regjistrimit të padisë në Strasburg
Zyrtarët komunal pas dy ditëve dalin në terren

Kryetari i KK të Bujanocit, Enver Ramadani dhe ai i KKSH-së, Ragmi Mustafa, janë takuar në Tiranë me kryetarin e Dhomës Briranike të Tregtisë, Zenel Hoxha dhe kryetarin  e UGSH-së, Aleksandar Çipa.

Në takim janë dikutuar modalitetet e bashkëpunimit dhe përfshirja e Bujanocit dhe Luginës në Unionin English Speak.

Postimi i kryetarit të KK të Bujanocit, Enver Ramadani:

DHOMA BRITANIKE E TREGTISË MBËSHTETË BUJANOCIN DHE LUGINËN

Në një delegacion të përbashkët me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafi, patëm kënaqësinë të mirëpritemi nga kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë në Tiranë, z. Zenel Hoxha, dhe themeluesin e Unionit Gazetarëve Shqiptar, z. Aleksandër Çipa.

Gjatë një diskutimi shumë konstruktiv vlerësuam lartë vendosjen komunikimit për të avokuar edhe mbështetur çështjen e Luginës së Preshevës në dy dimensione: Bizneset dhe diplomacisë ekonomike.

Ndërlidhja dhe ndërveprimi i biznesit dhe ekonomisë i jep shtytje zhvillimit e mundësive të reja ekonomike dhe punësimit e  vendeve të reja të punës.

Bujanoci dhe Lugina e Preshevës gjithnjë e më shumë po përfiton mbështetje e nevojshme. Shumë shpejt pjesë e English Speaking Union.

COMMENTS