HomeNë fokus

Policia në kërkim të armëve, vetëm në Tërnoc kërkohen rreth 50 sosh

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ka një javë që në territorin e komunës së Bujanocit kanë marrë një aksion të kërkimit të

Mustafa: Koha për tekstet edhe për shkollimin e mesëm
PD: Nagip Arifi nominohet kandidat për kryetar komune për zgjedhjet e dy qershorit
Kamberi thotë se synojnë tri mandate në Parlamentin e Serbisë (video)

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ka një javë që në territorin e komunës së Bujanocit kanë marrë një aksion të kërkimit të armëve, raporton FOLonline.

Burimet e mediumit tonë bëjnë të ditur se vetëm në Tërnoc kërkohen rreth 50 armë.

“Bëhet fjalë kryesisht për armë të kalibrit të shkurtër, pistoleta”, theksojnë burimet e FOLonline.

Më tej, këto burime theksojnë se në rradhë të parë kërkohet fati i armëve të cilat janë dorëzuar gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, disa nga të cilat vetëm se u ju janë kthyer pronarëve.

“Ka disa probleme edhe në sistemin e evidencës, kurse shumica e këtyre 50 poseduesve të armëve nga Tërnoci tashmë ka vdekur”,pohojnë burimet.

“Në mungesë të pronarëve të vërtetë, policia tashmë ka nisur t’i intervistojë familjarët e tyre”, theksojnë ndër të tjera burimet e FOLonline.

COMMENTS