HomeKulturë

Xhirohet “Sofra e Tërnocit”

Në ambientet e restorantit “AZ” në Bujanoc sot janë realizuar xhirimet e programit muzikor “ Sofra e Tërnocit”. Në këtë event kanë performuar muzic

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës me kuota për specializantët e Luginës, KKSH i bënë thirrje mjekëve të paraqiten
APN propozon komision gjithshqiptarë për përgatitjen e regjistrimit të popullsisë
Tribunë në Preshevë: “Nëntori dhe vetëdija kombëtare mes kujtesës dhe angazhimit qytetar”

Në ambientet e restorantit “AZ” në Bujanoc sot janë realizuar xhirimet e programit muzikor “ Sofra e Tërnocit”.

Në këtë event kanë performuar muzicientë vendës nën orkestrën e mjeshtrit të klarinetës, Ridvan Saqipit, studio e të cilit paraprakisht në Fushë Kosovë ka xhiruar zërin.

Risi e veçant e programit në fjalë është rikthimi në skenë pas disa vjetësh i këngëtarit Nagip Salihi nga Tërnoci.

Për koreografinë është përkujdesur SH.K.A. “ Zëri i Luginës “ nën drejtimin e Burhan Limanit.

Xhirimet i ka realizuar “ Studio production “ e Egzon Fejzullahit, ndërsa programi për shikuesit do të jetë i qasshëm pas montazhit dhe post produksionit.

COMMENTS