HomeKoronavirusi

Hapen tregjet, Situata e Jashtëzakonshme mbetet në fuqi

Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka vendosur sot për zbutjen e mëtejme të masave që ishin në fuqi deri më tash.

Polemika në distancë: Çomiq-Mustafa rreth pasivizimit
Situatë e jashtëzakonshme si pasojë e dëmeve nga breshëri
Pajaziti: Lugina do të ketë gjithnjë përkrahjen e Kosovës


Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka vendosur sot për zbutjen e mëtejme të masave që ishin në fuqi deri më tash.
Risi e vendimeve të reja është hapja e tregjeve të gjelbërta dhe atyre të kafshëve, raporton FOLonline.
Është rekomanduar që aktiviteti i tregjeve të zhvillohet vetëm në brendi të hapsirave të kufizuara e assesi në rrugë apo trotuare.


Poashtu, është kërkuar nga Inspektoriati komunal që në mënyrë strikte të kontrollojë zbatimin e masave kufizuese për hapsirat e tregjeve por edhe të atyre epidemiologjike.
Në zbatimin e masave është kërkuar edhe asistimi i N.P. Komunalia dhe i policisë lokale.

COMMENTS