HomeShoqëri

Ambasada e Shqipërisë në Beograd përshëndet motoristët e “Bijtë e Luginës” për udhëtimin në këtë shtet

Ambasada e Shqipërisë në Beograd ka përgëzuar klubin e motoristëve "Bijtë e Luginës" nga Bujanoci, i cili sot nisi një udhëtim disa ditor nëpër Sh

Pajaziti: Qeveria e Kosovës duhet t’i menaxhojë vet paratë, assesi pushtetarët e Bujanocit dhe Preshevës sepse i keqpërdorin
KRZ miraton raportin mbi rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve parlamentare
Arbër Pajaziti: Masat e Serbisë për fshirjen e adresave të Shqiptarëve në Bujanoc 

Ambasada e Shqipërisë në Beograd ka përgëzuar klubin e motoristëve “Bijtë e Luginës” nga Bujanoci, i cili sot nisi një udhëtim disa ditor nëpër Shqipëri.

Sipas njoftimit të Ambasadës, në këtë aventurë marrin pjesë nëntë motoristë, të cilët do të përshkojnë një itinerar që përfshin Shën Naumin, Korçën, Përmetin, Gjirin e Kakomes, Sarandën, Vlorën, Talen dhe Leqet e Hotit.

Ambasada thekson se ky udhëtim u jep motoristëve mundësinë të përjetojnë nga afër bukuritë natyrore, historinë e pasur dhe mikpritjen shqiptare, duke kaluar nëpër disa prej destinacioneve më tërheqëse të vendit.

Në fund të mesazhit të saj, Ambasada u ka uruar motoristëve një rrugëtim të mbarë dhe një përvojë të paharrueshme, me kujtime të bukura nga çdo cep i Shqipërisë.

COMMENTS