HomeShoqëri

Pajaziti: Po krijojmë hapësira të reja parkimi për lirimin e trotuareve dhe përmirësimin e qarkullimit

Kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, ka njoftuar për nisjen e ndërhyrjeve të reja infrastrukturore me qëllim krijimin e hapësirave shtesë për parki

“Bletat nuk njohin kufinj” në Bujanoc
PVD dorëzon listën pêr zgjedhjet lokale në Bujanoc
Edhe një autoambulancë e re për shtëpinë e shëndetit në Bujanoc

Kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, ka njoftuar për nisjen e ndërhyrjeve të reja infrastrukturore me qëllim krijimin e hapësirave shtesë për parkim, lirimin e trotuareve dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet.

Përmes një postimi publik, Pajaziti theksoi se në shumë pjesë të qytetit trotuaret aktualisht janë të zëna nga automjetet, duke detyruar këmbësorët të ecin në rrugë.

“Sot, në shumë pjesë të qytetit, trotuaret janë të zëna dhe këmbësorët detyrohen të ecin në rrugë. Kjo nuk është e pranueshme”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, me këto ndërhyrje synohet vendosja e rendit në hapësirat publike dhe krijimi i kushteve më të sigurta për të gjithë qytetarët.

Ai shtoi se parkimi do të organizohet në mënyrë më të qartë, ndërsa trotuaret do t’u kthehen qytetarëve për shfrytëzim të lirë dhe të sigurt.

Ky projekt pritet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e lëvizjes urbane dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.

COMMENTS