HomeKulturë

Teatri Shqiptar i Shkupit sjell humor dhe energji në Bujanoc

Publiku i Luginës së Preshevës përjetoi sonte një mbrëmje të paharrueshme kulturore me shfaqjen komike “Të rresh a të mos rresh”, interpretuar nga

Mbyllen “Ditët e Komedisë Shqiptare”
Kamberi në shënimin e 31 vjetorit të SDA-së
Mbyllja e tregut: Arifi ka rënë pre e presionit të atyre që i kanë pagat mbi 100 mijë dinarë

Publiku i Luginës së Preshevës përjetoi sonte një mbrëmje të paharrueshme kulturore me shfaqjen komike “Të rresh a të mos rresh”, interpretuar nga trupa e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Salla e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc u mbush me atmosferë të gjallë, energji pozitive dhe duartrokitje të vazhdueshme, teksa aktorët sollën në skenë lojë mjeshtërore dhe humor të hollë, duke e mbajtur publikun të angazhuar gjatë gjithë shfaqjes.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, si dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Organizatorët shprehën mirënjohje për trupën e Teatrit Shqiptar të Shkupit, Shtëpinë e Kulturës dhe publikun e Luginës, që edhe kësaj here dëshmoi vlerësim dhe interes të madh për veprimtaritë kulturore.


COMMENTS