HomeNë fokus

Sofra shqiptare në Novi Pazar

Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, ka njoftuar për mbajtjen e “Sofrës Shqiptare” në Novi Pazar, aktivitet i radhës në kuadër të projektit “NëntorL

Ambasadori i Shqipërisë vizitë në Luginë (përmbledhje)
Arifi: Rreth dy mijë shqiptarë u testuan në Preshevë, asnjë nuk rezultoi pozitiv me koronavirus
Krizë brenda koalicionit lokal në Bujanoc, dështon seanca e Këshillit Komunal

Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, ka njoftuar për mbajtjen e “Sofrës Shqiptare” në Novi Pazar, aktivitet i radhës në kuadër të projektit “NëntorLuginë” dhe nismës #VeçShqip. Ngjarja u organizua për të promovuar ushqimet tradicionale të shqiptarëve të Sanxhakut dhe për të theksuar vlerat e trashëgimisë kulturore në këtë trevë.

Aktiviteti u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Prania e Ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Sh.T. Bardhyl Canaj, i dha evenimentit peshë të veçantë institucionale.

Sipas Rexhepit, atmosfera në Sofër ishte e ngrohtë dhe e mbushur me emocione, duke reflektuar ndjenjën e fortë të përkatësisë dhe krenarisë kombëtare që ruajnë shqiptarët e Sanxhakut. “Fryma shqiptare këtu ka një peshë të veçantë – ndjehet në gjuhë, në traditë dhe në çdo mënyrë të transmetimit të identitetit,” theksoi ai.

Ai shtoi se të jesh shqiptar në Sanxhak është sfidë, por edhe dinjitet. “Ndodhitë historike i kanë bërë shqiptarët e këtij rajoni të fortë dhe krenarë,” u shpreh më tej.

“Sofra Shqiptare e Sanxhakut” nuk ishte thjesht një ekspozim shijesh tradicionale, por një rikujtim i rrënjëve, qëndrueshmërisë kulturore dhe lidhjes së fortë me trashëgiminë. Përkushtimi me të cilin shqiptarët e Sanxhakut e ruajnë traditën, sipas Rexhepit, është një burim energjie, respekti dhe frymëzimi.

COMMENTS