HomePolitikë

Mitroviq me Demo Berishën inicojnë takim për pazivizimin, PVD: Nuk pranojmë metoda tinzare pa të zgjedhurit tanë

Trupi Kordinues i Qeverisë së Serbisë ka njoftuar sot se si rezultat i një takimi dhe iniciative të u.d.të drejtorit të kësaj instance, Nenad Mitr

Tërnoci me tre pikë të reja
Kush dhe çfarë pozitash mori në qeverisjen lokale?
Arifi dhe Musliu për homazhe nê Prekaz

Trupi Kordinues i Qeverisë së Serbisë ka njoftuar sot se si rezultat i një takimi dhe iniciative të u.d.të drejtorit të kësaj instance, Nenad Mitroviq dhe këshilltarit të posaçëm të Ministrisë për Pakica dhe Dialog Shoqëror, Demo Berisha, do të inicohet një takim i palëve të interesuara për zgjidhjen e problemit të pasivizimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

„Në takim u ra dakord që në periudhën e ardhshme të mbahet një takim i përbashkët i të gjithë të interesuarve dhe përgjegjësve për zgjidhjen e kësaj çështje, përfaqësuesve të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit. dhe Medvegja, Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social dhe Këshilli Kombëtar i Pakicave Kombëtare Shqiptare.  Në takim do të ftohen edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Drejtësisë.

Qëllimi i takimit të përbashkët është të gjendet zgjidhja më e mirë dhe më efektive, në përputhje me rregulloret ligjore pozitive, duke pasur parasysh parimet e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, thuhet në njoftimin e Trupit Kordinues.

Ndaj kësaj iniciative, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë për Veprim Demokratik-PVD.

Në këtë subjekt politik thonë se nuk mund të dialogohet për pasivizimin e adresave, e veçmas jo me shqiptarë të ndershëm, siç është Demo Berisha.

Kumtesa e PVD-së

Këmbanat bien për kend ka veshë

Me metodat e veprimit politik tinzar, drejtori i Shërbimit të trupit koordinues, Nenad Mitroviq, po tenton me institucionalizu politikën e Sllobodan Millosheviqit sipas së cilës “problemet i zgjidhim me shqiptarët e ndëgjueshëm” që dmth me shqiptarët e ndershëm.

Duke anashkaluar të gjithë të përzgjedhurit e shqiptarëve Mitroviq paska nisur “zgjidhjen e çështjes së pasivizimit” pikërisht me një “shqiptar të ndershëm” siç është Demo Berisha.

Bashkepunimi Mitroviq – Berisha ka për qëllim eliminimin e përfshirjes ndërkombëtare në çështjet që kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët. Në të njejtën kohë, binomi Mitroviq – Berisha po tentojnë të eliminojnë përfaqësuesit e zgjedhur shqiptarë duke u munduar që problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët t’i shndrrojnë në probleme teknike dhe jo politike.

Prandaj këtë takim Mitroviq- Berisha spektri politik shqiptar duhet kuptuar si këmbanë alarmi për veprim të përbashkët politik.

Problemi i pasivizimit është produkt i politikës që përfaqësojnë edhe Mitroviqi edhe Berisha. Vetëm se edhe njëri edhe tjetri janë politikisht të dobët për të zgjidhur një problem të komplikuar e me tendenca të spastrimit etnik të shqiptarëve si puna e pasivizimit.

Pasivizimin duhet ta ndalojnë ata që e kanë nisur.

Mitroviq e Berisha, me aktivizimin e tyre, tentojnë të blejnë kohë përderisa Ministria e brendshme po vazhdon me aplikimin e pasivizimit selektiv.

Pasivizimi do zgjidhje të menjëhershme e jo dialogim. Shqiptarët dojnë barazi e jo nënshtrim.

COMMENTS