HomeNë fokus

“Vdekje shqiptarëve” në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, kërkohet zbardhja e rastit

Në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc është shkruar grafiti “Smrt Šiptarima”(vdekje shqiptarëve), ndërkohë që përfaqësuesit politik e inst

Arifi: Vazhdojmë me projekte, fjala e jonë është puna
Qëndrimi në SHBA: Takim me përfaqësues të të drejtave të njeriut
Zyrtare: Ja sa vota siguroi koalicioni i shqiptarëve në gjithë Serbinë

Në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc është shkruar grafiti “Smrt Šiptarima”(vdekje shqiptarëve), ndërkohë që përfaqësuesit politik e institucional duke e gjykuar rastin kanë kërkuar kapjen e autorëve.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar kryetari i KKSH dhe ai i komunës, deputeti popullor dhe kryetari i Trupit Kordninues.

Në vazhdim reagimet:

Postimi i Nevzad Lutfiut:

Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit “vdekje shqiptarëve”.

Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat.

Postimi i Shaip Kamberit:

Albanofobia e nxitur

Pas deklaratave të shefit të vartësit të Aleksandar Vuçiqit, Dragan Stevanoviq – Bocke dhe Drejtorit të Shërbimit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq të cilët nxituan të gjykojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta e barazi, sot, kemi reagimin e para albanfob në Bujanoc.

Në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc është shkruar një mbishkrim “Smrt siptarima” (Vdekje shqiptarëve) deri më tani, nga persona të panjohur.

Këta dy zyrtarë shtetëror, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për protesta, për libra, për integrim, për njohje të diploma, për ndalesë të pasivizimit, për zhvillim ekonomik, kanë nxitur një valë reagimesh antishqiptare, kulmi i së cilës u arrit me këtë mbishkrim në institucionin shëndetësorë.

Akoma nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është veprim krejt ndryshe nga ai  para disa ditëve, kur një komentues shqiptar në Facebook, ishte arrestuar “për nxitje të urrejtjes ndërnacionale” dhe të cilit u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Natyrisht, nxitësit e kësaj albanofobie, Bocke dhe Mitroviq, mbeten të heshtur, sepse, në një shtet ligjor do të ishin të parët ndaj të cilëve do të duhej të ndërmerreshin masa ndëshkuese.

Postimi i Arbër Pajazitit:

Kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë të zbardhin rastin e grafiteve në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, ndërsa ndaj autorit ose autorëve të ndërmerren masa në suaza të ligjeve në fuqi.

Gjuha e urrejtjes aspak nuk duhet të zë vend në një mjedis çfarë është komuna jonë.

Bujanoci edhe në kohërat më të vështira është shquar për një shoqëri tolerante dhe asnjëherë nuk janë vënë në pikëpyetje raportet korrekte midis etnive të ndryshme që jetojnë në të.

Autorët, shtytësit apo ndokush që ndoshta përmes veprave të këtilla dëshiron të arrijë agjenda të caktuara politike, nuk e kanë vendin në këtë shoqëri dhe si të tillë duhet të marrin dënimin e merituar.

COMMENTS