HomeNë fokus

Thirrja e Këshillit Organizativ të protestës

Të protestojmë, për identitet e dinjitet! Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të përditshme në realizimi

A kishte shërbime prostiticioni në Bujanoc? Vajzat në “Zadruga 4” akuzojnë njëra-tjetrën për “punë” në kafenetë dhe striptiz baret (video)
Enuziazmohet Gent Cakaj, ja çfarë fjalë thotë për marrëveshjen në Bujanoc
Konstituimi i Kuvendit të Serbisë – shqiptarët e Luginës për herë të parë me tre deputetë

Të protestojmë, për identitet e dinjitet!

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të përditshme në realizimin e të drejtave të tyre elementare.

Në pamundësi për të marr atë që na takon e duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, është koha të ngrisim zërin tonë.

Për marrëveshjet e mbetura në letër e obligimet që asnjëherë nuk i krytën.

Për pasivizimin selektiv të adresave.

Për mungesën e teksteve në gjuhën shqipe.

Për dyert e mbyllura të institucioneve shtetërore.

Për mundësitë e mohuara.

Për shanset e humbura.

Shqiptarët, si popull e si komb, meritojnë trajtim të barabart e mundësi reale.

Heshtja nënkupton pajtim.

Të dalim e të protestojmë. Të tregojmë se jemi të paknaqur. Të shpërfillur. Të diskriminuar e të shtypur.

Të ngrisim zërin bashkë. Për dinjitet e për identitet.

Këshilli organizativ i protestës “Për Identitet dhe Dinjitet!

COMMENTS