HomeNë fokus

Kryetar i Bujanocit zgjidhet Arbër Pajaziti, i kuvendit komunal, Driton Rexhepi

Momentet kryesore të zgjedhjes sê drejtuesve të rinj në Bujanoc Pajaziti falenderoi edhe ish kryetarët për kontributin e dhënë Kryetari i sa

Zgjedhjet parlamentare thellojnë hendekun: Akuza dhe gjuhë denigruese midis PVD-së dhe APN-së
Hiqet karantinimi për shtetasit e Serbisë
Cila është ndihma e radhës nga Shqipëria?

Momentet kryesore të zgjedhjes sê drejtuesve të rinj në Bujanoc

Pajaziti falenderoi edhe ish kryetarët për kontributin e dhënë

Kryetari i sapozgjedhor i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, gjatë fjjalës së tij pasi morri besimin e këshilltarëve në kuvend, nuk ka hezituar t’i falenderojë edhe parardhësit e tij për kontributin e dhënë.

https://www.facebook.com/share/v/wjfnD3xBU2a47gYv/?mibextid=oFDknk

Fjalimi i kryetarit të komunës, Arbër Pajaziti, pas zgjedhjes në këtë pozitë

https://www.facebook.com/share/v/BbHSAyNM2WhHV9Kn/?mibextid=oFDknk

Arbër Pajaziti zgjidhet kryetar i komunës së Bujanocit

Me 23 vota “Për” dhe asnjë “Kundër”, Arbër Pajaziti është zgjedhur kryetar i ri i komunës së Bujanocit, raporton FOLonline.

Nga 41 këshilltarë, në votim nuk morrën pjesë 18 prej tyre sikur se në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit.

Pajaziti ka të mbaruar fakultetin e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Jeton në Tërnoc. Është i martur dhe baba i tre fëmijëve.

https://www.facebook.com/share/v/jAAEdKN14nFHQyL9/?mibextid=oFDknk

Edhe seanca e parë braktiset nga LPD, PD dhe PVD

Këshilltarët e LPD, PD dhe PVD kanë braktisur seancën e parë të Kuvendit Komunal të Bujanocit ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit të komunës, zëvendësit dhe Këshillit Komunal.

Paraprakisht këshilltarët e PVD-së, Ragmi Mustafi, Enver Ramadani dhe Rahim Salihi e quajtën propozimin e përbërjës së Këshillit Komunal të dëmshëm duke theksuar se ai ka një pakicë shqiptare dhe se kjo mund të reflektohet në shumë sfera, sidomos gjatë aprovimit të buxhetit.

Diskutuesit ripërsëritën përbërjen e letrës ofertuese të tre subjekteve duke potencuar se Arbër Pajaziti vetëm në këtë mënyrë do të ishte kryetar real.

Driton Rexhepi zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit

Me 23 vota “Për” dhe asnjë “Kundër”, Driton Rexhepi nga Fronti për Ndryshim është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, raporton FOLonline.

Në votim nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e LPD, PD dhe PVD.

KK i Bujanocit numëron 41 këshilltarë.

Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Bujanocit

Pak më parë ka filluar seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Atë e konsideroi të hapur kryetari i deritanishëm, Enver Ramadai, për t’ia lënë pastaj vendin këshilltarit më të vjetër në moshë, Stojança Arsiq.

Për momentin është duke u shyrtuar raporti i Komisionit Komunal Zgjedhor.

Në rendin e ditës janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe trupave tjerë të kuvendit.

Më gjerësisht në faqen tonë në Facebook…

 

COMMENTS