HomeNë fokus

Rreth 732.000 euro për shqiptarët e Luginës nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar e cila vie nga vendimi për ndarjen e mjeteve për student

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Destabilizimi zhvendoset në jug të Serbisë (pjesa 10)
Shqiprim Arifi i jep fund politikës aktive, ja si e komenton emërimin e Ragmi Mustafës si kryetar të përkohshëm
Fshati Turi sigurohet me furnizim të pandërprerë me ujë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar e cila vie nga vendimi për ndarjen e mjeteve për studentë dhe familje me 3 e më tepër nxënës në procesin mësimor.

Vlera totale e shumës së aprovuar është 731.916 euro, shkruan FOLonline.

Përveç falenderimeve, kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu, ka sqaruar se si do të bëhet ndarja e mjeteve.

1234 familje shqiptare do të përfitojnë.

500 euro do t’i ndahen studentëve të vitit të parë.

600 euro studentëve me notë mesatare nga 6 deri 8.

700 euro studentëve me notë mesatare nga 8 deri 10.

500 euro do t’i përfitoj secila familje shqiptare e vendit tonë që i ka 3 fëmijë në procesin edukativo-arsimor dhe nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindi/ërit i/e të cilëve kanë vdekur).

COMMENTS