HomePolitikë

Kamberi dhe Lutfiu takojnë emisarin Lajçak

Deputeti, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, kanë takuar sot në Bruksel emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë

Pajaziti: Gabim që nuk u votua “Pako emergjente”
Drejtuesit e Preshevës priten nga ambasadori i OSBE-së
“Buja” dhe grupi e “shkatërrojnë” BSK-në (foto&video)

Deputeti, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, kanë takuar sot në Bruksel emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi dhe për çështje tjera në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

„E njoftuam z. Lajçak për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore e për gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve“, thuhet në postimin e dyshes Kamberi, Lutfiu në Facebook.

„Mosintegrimi  i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi  i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë“, vazhdon më tej njoftimi.

„Njoftuam z. Lajçak për rëndësinë dhe impaktin që për të diplomuarit nga Lugina do të kishte njohja e diplomave të Kosovës dhe se njohja e tyre do të nënkuptonte mundësi për një perspektivë të re për Luginën“.

Më tej thuhet se „mungesa e vullnetit politik për ta zhvilluar Luginën e Preshevës ekonomikisht, pasqyrohet më së miri me bojkotin total të shtetit në sjelljen e investitorëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Prandaj edhe komunat e banuara me shqiptarë janë ndër komunat më të pazhvilluara në vend“.

„Infrastruktura e shkatërruar shkollore në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përskaj moslejimit të teksteve shkollore dhe mugesës së tyre në gjuhën shqipe, vëshirëson edhe më shumë procesin edukativo – arsimor tek nxënësit shqiptar.

E ardhmja evropiane duhet të jetë e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor ndërsa të drejtat e njeriut dhe pakicave duhet të jenë parakusht esencial i vazhdimit të rrugës së mëtejme drejtë Bashkimit evropian“, thuhet në njoftimin e deputetit Kamberi dhe kryeyarit të KKSH-së Lufiu pas takimit me emisarin Lajçak.

COMMENTS