HomeNë fokus

Lutfiu: Ja sferat të cilat do të përfitojnë nga buxheti i Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka zbarthur sot detaje për mënyrën e ndarjes së mjeteve nga Fondi i Luginës të cilin e dedi

PVD: Banditizmi politik po e shkatërron Preshevën
Kryetar i Bujanocit zgjidhet Arbër Pajaziti, i kuvendit komunal, Driton Rexhepi
Dr. Salihu: Kemi zbutje të situatës me Covid por asesi nuk duhet të lirohemi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka zbarthur sot detaje për mënyrën e ndarjes së mjeteve nga Fondi i Luginës të cilin e dedikon Qeveria e Kosovës, raporton FOLonline.

Lutfiu ka thënë se propozimi është miratuar nga KKSH duke speguar sferat dhe grupet e interesit që mund të përfitojnë nga ky fond.

Postimi i Lutfiut:

Projekt propozimi i KKSH-së për Fondin e Kosovës, dedikuar për Luginën e Preshevës

Të nderuar qytetarë

Këtë projekt propozim dhe tërë këtë proces e konsideroj si nder të jetës sime, duke pasë parasysh vullnetin që nga ky fond të përfitojnë të duhurit dhe që taksat e vëllezërve tanë nga Kosova t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ky është projekt propozimi:

Arsimi:
– Bursa për studentët e Luginës. Të përfshihen të gjithë studentët duke u kategorizuar sipas notës mesatare dhe vendit të ndjekjes së studimeve, do të përfshihen edhe studentët e vitit të parë.
– Mbështetje financiare për nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindërit e të cilëve kanë vdekur) dhe familjet që kanë 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor.
– Mbështetje për fëmijët dhe nxënësit me nevoja të veçanta. Projekte që kanë në fokus këtë kategori.
– Shkollat fillore dhe të mesme që kanë projekte e vizion për të digjitalizuar mësimin ose për të avancuar metodat e mësimdhënies. Paisja e shkollave me kabinete, tabela interaktive.
– Çerdhet – paisje me mjete inovative për edukimin e fëmijëve.
– Fond për stimulimin e nxënësve më të mirë të shpallur nëpër shkollat shqipe.
– Tekstet mësimore për nxënësit e shkollave fillore.

Kultura:
– Finacimi i projekteve të Shoqërive Kulturoro-Artistike
– Financimi i projekteve që mbrojnë dhe promovojnë vlerat dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
– Financimi i projekteve të institucioneve (Shtëpitë e Kulturave, bibliotekat, qendra e Sportit).
– Financimi i projekteve të shkollave të sportit, klubet e sportit.
– Fond i veçantë për përkrahjen e talentëve të rinjë (përkrahje individuale për të rinjët e dëshmuar në arsim, kulturë, sport).
– Grupet joformale që kanë projekte në fushat e kulturës dhe nismat individuale të personave me ide kreative.
– Fond për aktivitete lobuese për sensibilizimin e çështjes së Luginës nëpër institucionet relevante ndërkombëtare.

Përdorimi gjuhës dhe simboleve:
– Financimi i projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Presheves në fushat e veprimit të KKSH.
– Financimi i projekteve mbi funksionimin e sistetmit në respektimin e gjuhës shqipe në institucionet publike.
-Krijimi i kapaciteteve fizike për zhvillimin e identitetit kombëtar.

Informimi:
– Avancimi i informimit në gjuhën shqipe
– Sensibilizimi kundër diskriminimit dhe shkeljes së të drajtave fundamentale të shqiptarëve.
– Hulumtime për pozitën e vështirë të shqiptarëve në fushat përkatëse të veprimtarisë së KKSH-së.

Ky projekt propozim ka kaluar në seancën e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

COMMENTS