HomeShoqëri

Drejt kuotave të veçanta për specializimin e mjekëve nga Lugina në Shqipëri

. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se është ndërmarrë një iniciativë për sigurimin e kuotave të veçanta për

Në Pejë, u shënua manifestimi mbarëkombëtar “Festa e Abetares”, i pranishëm edhe zv/ kryetari i Preshevës
Arifi në gjykatë për vendosjen e flamurit
Rikthehet manifestimi tradicional në Medvegjë

.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se është ndërmarrë një iniciativë për sigurimin e kuotave të veçanta për specializimin e mjekëve nga Lugina e Preshevës në Shqipëri.

Sipas tij, gjatë një takimi të zhvilluar me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ku morën pjesë edhe mjekë të rinj nga Lugina të diplomuar në Shqipëri, u diskutua nevoja për krijimin e mundësive konkrete për specializim në këtë vend.

Rexhepi theksoi se rritja e numrit të kuadrove të specializuara është thelbësore për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në Luginën e Preshevës.

Në këtë drejtim, është rënë dakord për nisjen e një iniciative institucionale nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë, me qëllim sigurimin e kuotave të veçanta për specializim.

Njëkohësisht, u është bërë thirrje të gjithë mjekëve nga Lugina që janë të interesuar për specializim, të dërgojnë kërkesat e tyre në adresën elektronike të KKSH-së (kksh.bujanoc@gmail.com) , në mënyrë që më pas të ndërmerren hapa konkretë për adresimin dhe avancimin e kësaj çështjeje.

COMMENTS