Në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, personat me aftësi të kufizuar kanë vështirësi të qasen në katin e dytë të ndërtesës për shkak të mungesës së
Në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, personat me aftësi të kufizuar kanë vështirësi të qasen në katin e dytë të ndërtesës për shkak të mungesës së ashensorit.
Në këtë kat funksionojnë reparti i gjinekologjisë, stomatologjisë, ORL dhe që është shumë me rëndësi laboratori për analizat e gjakut.
Andaj, personat e tillë e kanë shumë të vështirë që pa shoqërues të kryejnë shërbimet adekuate.
E vetmja mënyrë që personat e këtillë të ngjiten në katet e sipërme të ndërtesës është përmes kalimeve të karrocave që janë të vendosura pranë shkallëve kryesore.
Ky tekst nuk paraqet qëndrimin e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë.
COMMENTS