Në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese artistike, në Bujanoc u mbajt ekspozita me temë “Peizazh dimëror – Qyteti im në stinën e dimrit”, e org

Në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese artistike, në Bujanoc u mbajt ekspozita me temë “Peizazh dimëror – Qyteti im në stinën e dimrit”, e organizuar nga Shtëpia e Kulturës në bashkëpunim me nxënësit e shkollave fillore të qytetit dhe fshatrave përreth.
Para publikut u prezantuan punime të shumta, të realizuara me kreativitet dhe imagjinatë nga nxënësit, të cilët përmes artit sollën pamje të ndryshme të qytetit në stinën e dimrit. Pikturat, të mbushura me ngjyra dhe emocione, pasqyronin këndvështrimin e tyre të veçantë dhe dashurinë për vendlindjen.
Ekspozita u mirëprit nga vizitorët, të cilët patën mundësinë të shijojnë nga afër talentin e nxënësve dhe përkushtimin e profesorëve të artit.
Në përmbyllje të aktivitetit u organizua edhe një koktej rasti, ku pjesëmarrësit bashkëbiseduan dhe ndanë përshtypjet e tyre në një ambient miqësor.
Organizatorët falënderuan profesorët për angazhimin e tyre, nxënësit për punën dhe talentin e treguar, si dhe të gjithë ata që mbështetën këtë aktivitet kulturor.
Aktivitete të tilla dëshmojnë se arti vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e jetës kulturore në Bujanoc.

COMMENTS