HomeKulturë

KKSH ndan çmimet e konkursit të fotografisë në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”

Këshilli Kombëtar Shqiptar ndau sot çmimet për dy fotografitë më të mira të konkursit të organizuar në kuadër të programit kulturor “NëntorLuginë”

Ja sa para jepen për shpenzimet e rrugës
Vazhdohen mandatet e drejtorëve
TASH E TUTJE: BUJANOC-TIRANË 280 KM, PRESHEVË-TIRANË 260 KM

Këshilli Kombëtar Shqiptar ndau sot çmimet për dy fotografitë më të mira të konkursit të organizuar në kuadër të programit kulturor “NëntorLuginë”. Procesi i vlerësimit është zhvilluar sipas rregullave të konkursit, duke kombinuar votën e publikut me vlerësimin e komisionit profesionist.


Vendi i parë

Fitues: Elejsa Asani
Fotografia: “Nën hijen e fjalës shqip”

Elejsa Asani siguroi vendin e parë falë mbështetjes së madhe nga publiku dhe vlerësimit të lartë të jurisë. Fotografia e saj sjell një pamje të ndjeshme dhe simbolike të identitetit dhe prezencës shqiptare në Luginë.

[m


Vendi i dytë

Fitues: Erion Sejdiu
Fotografia: “Trashëgimia qëndron, si guri pranë ujëvarës”

Vendi i dytë iu nda Erion Sejdiut me një fotografi që shpalos qartë lidhjen mes natyrës, vazhdimësisë dhe trashëgimisë shqiptare në Luginë.

Si u vlerësuan fotografitë?

Juria e konkursit u mblodh dje në zyrat e KKSH-së dhe, në bazë të metrikave të mbledhura nga rrjetet sociale deri në orën 00:00 të datës 27 nëntor, vlerësoi secilën fotografi sipas kritereve të përcaktuara në formularin e aplikimit.

  • “Nën hijen e fjalës shqip” ishte fotografia me mbështetjen më të madhe nga publiku, me 817 pëlqime, komente dhe shpërndarje të kombinuara — duke marrë 70 pikët maksimale nga publiku.
  • “Trashëgimia qëndron, si guri pranë ujëvarës” renditej e dyta me 721 reagime të kombinuara — duke marrë 61 pikë në proporcion.

Sa i përket vlerësimit të jurisë:

  • “Trashëgimia qëndron, si guri pranë ujëvarës” mori 30 pikë maksimale,
  • ndërsa “Nën hijen e fjalës shqip” mori 25 pikë.

Në total, fotografia fituese “Nën hijen e fjalës shqip” grumbulloi 95 pikë, ndërsa “Trashëgimia qëndron, si guri pranë ujëvarës” mori 91 pikë.

Juria vlerësoi gjithashtu fotografinë “Ah, sikur të ishte në zemër të Preshevës” si veprën me mesataren më të lartë pas pikëzimit maksimal.

Ekspozita

Të dy fotografitë fituese, së bashku me shumicën e punimeve të tjera pjesëmarrëse, u ekspozuan sonte në hollin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, duke sjellë një mozaik të bukur të Luginës së Preshevës ashtu siç e kap syri dhe kreativiteti i fotografëve të rinj.

Publikimi i plotë i rezultateve

Lista e plotë e vlerësimeve dhe rankimeve për të gjitha fotografitë pjesëmarrëse do të publikohet më vonë, në të njëjtin link të hapur për aplikim.

 

COMMENTS