]Bujanoc; 23.03.2024. Bujanoc - Në sallën e OSBE-së është mbajtur punëtoria e suksesshme me titull “Siguria fizike për gazetarët në zonat e konflik
]Bujanoc; 23.03.2024.
Bujanoc – Në sallën e OSBE-së është mbajtur punëtoria e suksesshme me titull “Siguria fizike për gazetarët në zonat e konfliktit”, e cila është organizuar nga projekti “Safe Pen” në kuadër të aktiviteteve të tij për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve në rajonin e Pçinit.
Punëtoria mblodhi së bashku gazetarë, redaktorë dhe profesionistë të medias nga rajoni, të cilët patën mundësinë të mësojnë rreth rreziqeve specifike fizike dhe të mësojnë teknikat e mbrojtjes në konflikt dhe mjedise të rrezikshme.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjonin leksione ekspertësh dhe të merrnin pjesë në diskutime ndërvepruese mbi tema të tilla si analiza e rrezikut fizik, vetë-mbrojtja dhe planifikimi i udhëtimit, përgatitja për punën në terren, bazat e ndihmës së parë dhe situatave emergjente, si dhe dilema etike në situata me rrezik të lartë. .
Një nga pjesëmarrësit, një gazetar i një kompanie mediale lokale nga Bujanoci, theksoi rëndësinë e punëtorive të tilla: “Kjo është një iniciativë jashtëzakonisht e dobishme që na ofron mjete dhe aftësi për mbrojtje më të mirë në punën tonë. Ndihem shumë më i përgatitur për të përballuar rreziqet e mundshme.”
Punëtoria përfundoi me reagime pozitive nga pjesëmarrësit, të cilët shprehën kënaqësinë e tyre me cilësinë dhe dobinë e informacionit të ofruar.
Projekti “Safe Pen” vazhdon të zhvillojë aktivitete me qëllim forcimin e sigurisë dhe integritetit të gazetarëve në rrethin e Pçinit dhe më gjerë, duke u ofruar atyre mjetet dhe njohuritë e nevojshme për raportim efektiv dhe të sigurt.
Projekti realizohet në kuadër të granteve të vogla mediale të cilat i financon Ambasada e SHBA, kurse i administron Media dhe Reform Centar nga Nishi.
Qëndrimet, mendimet dhe përfundimete paraqitura në projekt nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimet e Abasadës së SHBAdhe MRCN-së por vetëm të autorit.
COMMENTS