HomeKulturë

Të hënën në Preshevë: Po du me i kthy preshevarët “TEMAS”!

Azem Halimi, djali i Luginës së Preshevës para pak kohësh u bë pjesë e emisionit „Për’puthen“ në Top Channel. Pas rrugëtimit në mediat shqiptar

Koalicioni stabil, zhvillohet seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit
Akuzë e re e APN-së në drejtim të PVD-së
APN: Nuk po rrespektohet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc

Azem Halimi, djali i Luginës së Preshevës para pak kohësh u bë pjesë e emisionit „Për’puthen“ në Top Channel.

Pas rrugëtimit në mediat shqiptare nga të cilat u identifikua si djali nga Presheva, ndjeu detyrimin shpirtëror për ti dedikuar diçka vendlindjes.

Prej muajsh po punon mbi një film të cilin e ka realizuar në Luginën e Preshevës me aktorë vendas.

Përmes këtij filmi me metrazh të shkurtër “Temas” ai tregon jetën e një emigranti, dëshirën dhe peripecitë për tu kthyer në atdhe.

Premiera mbahet diten e hënë, më datë 15.08.2022 në ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.

Ky event kulturor do të sjellë në Preshevë figura të njohura publike, mediatike, kulturore etj. si Arjan Konomi, Hysen Ramaj, Blerim Dauti, Buli.

Mbetet për tu theksuar se hyrja është pa pagesë.

COMMENTS