HomeNë fokus

NUNS: Komuna e Bujanocit t’i mundësojë gazetarëve raportimin e pa penguar për çështjet e informacioneve të rëndësisë publike

Reagim i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve në Serbi "NUNS" Reagimi i plotë: Gazetari nga „Bujanovaçke“, Nikolla Stevanoviq, është larguar ng

Alarme për bomba në shkolla gjithandej, por edhe në institucione tjera…
Ja kush e merr “përgjegjësinë” për vendosjen e bilbordeve…
Nga 20.000 dinarë për nxënësit më të dalluar të gjeneratës

Reagim i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve në Serbi “NUNS”

Reagimi i plotë:

Gazetari nga „Bujanovaçke“, Nikolla Stevanoviq, është larguar nga seanca e Shtabit të Situatave Emergjente në Bujanoc e cila ishte thirrur për shkak të zjarrit në deponinë e qytetit, i cili po vazhdon për të tretën ditë.  Kryetari i komunës së Bujanocit dhe organet tjera kompetente duhet t’u mundësojnë gazetarëve që të raportojnë pa pengesa për çështje të rëndësishme dhe plani për fikjen e zjarrit sigurisht që bën pjesë në këtë.

Vendimin për mbylljen e seancës për publikun e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Nagip Arifi, pak çaste pasi në seancë ka ardhur gazetari Nikolla Stevanoviq.

Kryeredaktori i „Bujanovaçke“, Nikolla Laziq, thotë se zjarri ka zgjatur prej kohësh dhe se kanë dashur të raportojnë me kohë për planin e shtabit.

“Qytetarët tre ditët e fundit janë në këmbë dhe është shkruar një peticion.  Ne donim të raportonim se çfarë do të bëhet.  Dhe tani të gjithë duhet të presin njoftimin e tyre.  Nuk ka asnjë interes të madh publik në rajon për momentin se sa kjo ngjarje”, tha Laziq.

Ai po ashtu tha se gazetari i tyre ka vërejtur se në sallën ku mbahej mbledhja e Shtabit ishte ulur një gazetar, i cili po ashtu është i punësuar nga autoritetet komunale.

Ftojmë kryetarin e Komunës së Bujanocit dhe anëtarët tjerë të Shtabit të Situatave Emergjente që t’i lejojnë gazetarët t’i përcjellin seancat e ardhshme në mënyrë që të informojnë publikun me kohë për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës së tyre, siç është plani për sanimin e zjarrit në deponinë komunale.  Zjarri që ka ndodhur në deponinë e Bujanocit ndikon në shëndetin publik, andaj është në interes të opinionit që të informohet për të.

Gjithashtu, ju kujtojmë se diskriminimi ndaj gazetarëve dhe mediave është i ndaluar dhe kërkojmë që të gjithë gazetarëve që janë të interesuar të monitorojnë seancën t’u mundësohet qasje.

COMMENTS