HomeAktuale

Musliu pjesëmarrës i shënimit të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka qenë sot pjesaëmarrës i Manifestimit kushtuar 114 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të P

Prej sonte kafiteritë dhe restorantet mund të punojnë deri në 23.30
NJOFTIM PËR SIPËRMARRËSIT DHE START UP BIZNESET PËRFITUESE TË SUBVENCIONEVE
Komuna e Bujanocit nën ujë, rrezik për përmbytje masive (foto dhe video)

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka qenë sot pjesaëmarrës i Manifestimit kushtuar 114 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Me këtë rast, Musliu me ndjekësit e tij në Facebook ka ndarë këtë postim:

144 vite më parë, shqiptarët nga të katër anët e vendit, u bënë bashkë për rezistencën kombëtare, dhe formuan Lidhjen e cila kishte synim ruajtjen dhe bashkimin e trojeve kombëtare. Kjo lidhje erdhi me vullnetin e zjarrtë për një të ardhme më të mirë të kombit shqiptar.

Fati i shqiptarëve gjatë shekullit të kaluar nuk ishte në bazë të vullnetit tonë, por edhe ky realitet na e forcoj më shumë vullnetin për bashkim. Të gjitha betetjat politike e ushtarake që kanë ndodhur, kanë qenë të përfshirë bashkëatdhetar nga të gjitha trojet. Si në demostratat e 81, si në vitet e 90-ta, si në luftërat çlirimtare në Kosovë, Maqedoni e pikërisht në Luginë ku në mesin e 28 dëshmorëve të UÇPMB-së, 14 prej tyre janë nga Kosova e 3 prej tyre janë nga rrethina e Prizrenit.

Edhe në kohërat më të reja, shqiptarët nga të katër anët e trojeve duhet të jemi të unifikuar në të mirë të atdheut, duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë dhe më të fortë për shqiptarët. Ashtu siç jemi të bashkuar në këtë ditë, ashtu të jemi për çdo ditë.

COMMENTS