HomeShoqëri

Komunalia me makineri shtesë fal IPA fondeve

N.P. Komunalia është pajisur sot me makineri shtesë fal mbështetjes së Bashkimit Evropian. Lajmin e dha vet kryetari i Bujanocit, Arbër Pajazit

Anulohen zgjedhjet në Tërrnoc
PVD: Kabineti i kryetarit të komunës me rol destruktiv; Salihi: Kur keni probleme të brendshme ju gjithnjë viktimizoheni
Organet e PVD-së dalin me konkluzione rreth zgjedhjeve parlamentare

N.P. Komunalia është pajisur sot me makineri shtesë fal mbështetjes së Bashkimit Evropian.

Lajmin e dha vet kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili foli për projektin në fjalë i cili është realizuar në bashkëpunim me komunën e Likovës në Maqedoninë e veriut

Postimi i Pajazitit:

Sot arritën dy bagerë për N.P. Komunalia si pjesë e donacionit të përfituar nga mjetet e IPA fondeve të Bashkimit Evropian në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me komunën e Likovës në Maqedoninë e veriut.

Në kuadër të projektit të njejtë, ditë më parë, ndërmarrja jonë ka përfituar edhe disa pompa dhe gjeneratorë të cilat do të shërbejnë në lehtësimin e punës.

Ne, bashkë me menaxhmentin drejtues, jemi mjaft të përkushtuar për të ringjallur “Komunalinë” në mënyrë që të kemi gjithnjë ujë të pijshëm, ambient të pastër gjithandej dhe shërbime tjera efikase.

Për t’i realizuar të gjitha këto qëllime, natyrisht se duhet edhe ndihma e qytetarëve, posaqërisht në pagesën e faturave.

Së bashku do t’ia dalim.

COMMENTS