Partia për Veprim Demokratik-PVD ka njoftuar sot se është arritur marrëveshja me dy subjekte tjera: Partia Demokratike-PD dhe Lëvizja e Progresit
Partia për Veprim Demokratik-PVD ka njoftuar sot se është arritur marrëveshja me dy subjekte tjera: Partia Demokratike-PD dhe Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD, për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare.
Lista zgjedhore do të quhet „KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS“.
Kumtesa e plotë e PVD-së:
Arrihet Marrëveshje për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është emërtimi i Listës së përbashkët parlamentare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të këtij viti.
Marrëveshja e nënshkruar sot është rezultat i bisedimeve mes subjekteve politike shqiptare si përgjigje për përfaqësim dinjitoz dhe profesional në nivelin parlamentar dhe si vazhdimësi e betejës politike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Partia për Veprim Demokratik
Shërbimi për informim
COMMENTS