HomeShoqëri

Këshilli Komunal, takimi i parë

Këshilli Komunal i Bujanocit është takuar sot në seancën e parë në përbërjen e re. Rrjedhën e takimit e ka shpalosur vet kryetari Arbër Pajazit

Realizohen pagesat për bujqit
Nënshkruhet kontrata prej 8 milionë me Ministrinë e Novica Tonçevit
Aksident në komunikacion në Tërnoc

Këshilli Komunal i Bujanocit është takuar sot në seancën e parë në përbërjen e re.

Rrjedhën e takimit e ka shpalosur vet kryetari Arbër Pajaziti.

Postimi i tij:

Sot zhvilluam seancën e parë të Këshillit Komunal në përbërjen e re.

Pasi urova anëtarët e këtij organi ekzekutiv për detyrat e marra, kërkova përkushtim në punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

Ndër pikat e rendit të ditës, vlen të veçojmë emërimin e kryeshefit të ri të Administratës Komunale, Selami Mustafa.
Mustafa është një kuadër i jashtëzakonshëm i cili me elanin dhe përvojën që posedon do të jetë një shtyllë e vetqeverisjes lokale.

Poashtu, në këtë seancë aprovuam edhe vendime tjera konform rregullativës së kësaj instance lokale.

.

COMMENTS