HomeNë fokus

KAMBERI: SERBIA E SOTME, SHTET ETNONACIONAL NJËPARTIAK QË SHKEL TË DREJTAT E NJERIUT DHE MINORITETET

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar sot Ditën e të Drejtave të Njeriut. Kamberi ka përshkruar gjendje

Rrokulliset vetura në rrugën Turi-Tërnoc
APN: Nuk po rrespektohet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc
Arifi në festën shtetërore të Japonisë

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar sot Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Kamberi ka përshkruar gjendjen e pakicave në Serbi, veçanarërisht të shqiptarëve duke potencuar se Serbia e sotme ngjan në një shtet etnonacional i cili shkel të drejtat e njeriut.

Postimi i Kamberit:

SERBIA E SOTME, SHTET ETNONACIONAL NJËPARTIAK QË SHKEL TË DREJTAT E NJERIUT DHE MINORITETET

 

Sot, më 10 dhjetor, po bëhen 73 vjet nga miratimi i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 1948. Dokumenti më themelor që institucionalizon mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, pavarësisht përkatësisë nacionale, politike, fetare, ideologjike, sociale apo kulturore, proklamon të drejtat dhe liritë fundamentale qytetare, politike, ekonomike, sociale e kulturore, të drejta këto që nuk varen nga shtetet nacionale.

Sot, 73 vjet nga miratimi i Deklaratës Universale, Serbia mbetet akoma shteti i përkushtuar në realizimin e projektit të shtetit etnonacional, duke margjinalizuar skajshmërisht pakicat që jetojnë  brenda teritorit të saj.

E cilësuar së fundi si  regjim hibrid, Serbia, është shndrruar në një shtet gati njëpartiak në të cilin liria e shprehjes, liritë mediale, postulatet e sistemit shumëpartiak, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave cenohen seriozisht.

Mohimi i krimeve të luftës, gjenocidit të Srebrenicës dhe glorifikimi i kriminelëve të dënuar nga Tribunali i Hagës, duke i ruajtur me polici muralet e tyre, janë dëshmi më e mirë për qasjen që pushteti aktual në Serbi mbanë ndaj domodoshmërisë së distancimit nga krimet dhe kriminelët e luftës, demokracisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Në një atmosferë të këtillë degraduese, gjuha e urrejtjes, intoleranca e ksenofobia ndaj shqiptarëve është legalizuar përmes fjalorit shovinist e racist të zyrtarëve më të lartë shtetëror edhe përmes përdorimit të përditshëm të termit ofendues “Šiptari”.

Korniza kushtetuese, Ligji për të drejtat dhe liritë e pakicave, Ligji kundër diskriminimit, shumë strategji e plane aksionale që janë aprovuar, në praktikë nuk aplikohen.

Pavarësisht pranisë së shumë ambasadave dhe misioneve ndërkombëtare, pavarësisht se tri marrëveshje të nënshkruara për Luginën e Preshevës, po shihet se Serbia nuk ka vullnet për respektimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe se rrjedhimisht ato duhen të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

COMMENTS