HomeNë fokus

Grupi Punues për Mbrojtjen e Gazetarëve zbarkoi në Vranjë, kërkohet reagim më efikas i policisë dhe prokurorisë

Në Vranjë, sot është organizuar takimi i Grupit Punues për Mbrojtjen e Gazetarëve, me pjesëmarrjen e gazetarëve dhe punëtorëve medial nga Rrethi i

Pajaziti në takim tek kryetari i Lipjanit
Zjarri tek deponia: SHSJ me detyra për Komunalinë dhe Inspekcionin, qytetarët propozojnë vendosjen e kamerave
Delegacioni nga Lugina zhvillon takimin e fundit në SHBA

Në Vranjë, sot është organizuar takimi i Grupit Punues për Mbrojtjen e Gazetarëve, me pjesëmarrjen e gazetarëve dhe punëtorëve medial nga Rrethi i Pçinjës por edhe në prezencën e shoqatave për mbrojtjen e gazetarëve, si NUNS, UNS, Lokal Press, etj.

Pjesë e takimit ishin përfaqësuesit të MPB-së, Drejtorisë Policore në Vranjë dhe ata të OSBE-së.

Kryesuesi i këtij grupi, Veran Matiq, foli për rrolin dhe detyrat e kësaj trupe e cila është formuar edhe me ndihmën e qeverisë, pas rekomandimeve të BE-së.

Matiq theksoi se, përveç shoqatave të gazetarëve, pjesë e Grupit Punues janë edhe përfaqësuesit e Prokurorisë Republikane dhe ata të MPB-së.

Si Matiq, ashtu edhe përfaqësuesit e shoqatave të gazetarëve, folën për përvojat e deritanishme ndërsa u theksua se akoma nuk është arritur që mbrojtja e gazetarëve të jetë në nivel të duhur.

Edhe vet gazëtarët, në këtë takim, folën për përvojat e tyre, kurse u vë në dukje mosprofesionalizmi i prokurorëve dhe policisë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe mënyrat e reagimit të gazetarëve, nga momenti i kërcënimeve apo dhunës së ushtruar ndaj tyre deri tek paraqitja e rasteve tek organet gjegjëse dhe format tjera të ecurisë së procesit juridik.

U konstatua se shteti nuk është duke i mbrojtur sa duhet gazetarët ndërsa u theksua domosdoshmëria e azhuritetit të policisë dhe prokurorisë.

Redaktori i mediumit tonë, Jeton Ismaili, e quajti  një pjesë të prokurorëve nga Jugu i Serbisë profesionalisht të papërgatitur dhe se për këtë paraqiti argumente të rastit ndaj sulmit në familjen e tij.

Edhe kolegët tjerë gazetarë paraqitën rastet e tyre ku për neglizhencë akuzuan autoritetet.

Rasti më flagrant në nivel rajoni u paraqit ai i „OK“ radio nga Vranja, ku përveç kërcënimeve, po përballen edhe me dëmtimin e pronës.

Në fund, si emërues i përbashkët nga takimi doli të jetë konkluzioni që gazetarët duhet të jenë më solidarë mes veti ndërsa autoritetet shumë më të gatshme në zbardhjen por edhe në parandalimin e formave të ndryshme të kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve.

COMMENTS