HomeUncategorized

Çka fitoi Lugina nga takimi i dy qeverive?

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë gjatë takimit të përbashkët të mbajtur sot në Tiranë në mesin e shumë marrëveshjeve, kanë nënshkruar edhe atë për

Caktohet seanca e tretë e KK të Bujanocit
KOMUNA E BUJANOCIT ANGAZHON 40 ASISTENTË PERSONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2021/2022
Futbollisti që ka rrënjë nga komuna e Bujanocit bëhet pjesë e gjigantit Bayern München

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë gjatë takimit të përbashkët të mbajtur sot në Tiranë në mesin e shumë marrëveshjeve, kanë nënshkruar edhe atë për krijimin e Fondit Ndërshtetërorë për Luginën.
Në agjendën e sotme, marrëveshja për Luginën ishte e rradhitur në pikën 2.
„ Marrëveshje ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës për vlerësimin e krijimit të Fondit të Përbashkët në Mbështetje të Luginës së Preshevës;“, thuhet në këtë pikë të dy qeverive.
Ndërkohë, çështja e këtij Fondi është pritur pozitivisht si tek institucionet në Shqipëri, Kosovë dhe Luginë.

Më poshtë sjellim të gjitha reagimet:

 

Ragmi Mustafa- kryetar i KKSH-së

#BashkëPaKufi 🇦🇱🤝🇽🇰

Përshëndes vendimet e shumëpritura të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ku përfshihet edhe Luginën e Preshevës,

Marrëveshja e sotme e firmosur në mbledhjen e përbashkët të Tiranës për “Fondin e përbashkët për Luginën e Preshevës” dhe fillimi për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës është inkurajuese për të formuar strategjinë e përbashkët afatmesme për të bashkërenduar aktivitetet drejt avancimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës në jetësimin e këtij fondi.

Modelin e bashkërendimit dhe bashkëveprimit tashmë e kemi vendosur në kuadër të qasjes programatike e sistematike. Shembull i mirë që mund të na shërbejë në të ardhmen.

Faleminderit kryeministër Rama e Hoti, mirënjohje me falënderim të thellë Ministër Cakaj e Stublla.

 

Shqiprim Arifi-kryetar i Preshëvës

Faleminderit dy Qeverive Shqiptare për shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesës sonë për Fondin Kombëtar të Solidaritetit. 🙏🙏❤❤💪💪

 

COMMENTS